The Sun: “Lufta” Xhaka, vëllezërit që zunë vëmendjen kryesore edhe në Champions

0
230
Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Albania's Taulant Xhaka and Switzerland's Granit Xhaka REUTERS/Carl Recine Livepic

Dueli i vëllezërve “Xhaka” ka tërhequr edhe vëmendjen e tabloidit prestigjioz britanik, “The Sun”, i cili i kushton një speciale përplasjes së tyre të mbrëmshme në “Emirates”, në kuadrin e Ligës së Kampioneve (Arsenal-Bazel). “Granit dhe Taulant Xhaka përplasen sërish, në ndeshjen Arsenal-Bazel, pas duelit të tyre të parë në “Euro 2016” (Zvicër-Shqipëri).

nintchdbpict000270555144-e1475100243856

Dy vëllezërit janë vënë edhe një herë “kokë më kokë” me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve. Me të dyja palët në kërkim të fitores së parë në grup, vëllezërit kanë pasur synime të kundërta. Në dilemë ka qenë familja e tyre, se për cilën skuadër duhej të bënin tifozllëk.Britain Soccer Football - Arsenal v FC Basel - UEFA Champions League Group Stage - Group A - Emirates Stadium, London, England - 28/9/16 FC Basel's Taulant Xhaka shakes hands with Brother Granit Xhaka of Arsenal Action Images via Reuters / Andrew Couldridge Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Çuditërisht, të dy kanë luajtur kundër njëri-tjetrit këtë verë, në Kampionatin Europian të Francës, ku Graniti, 24 vjeç, përfaqësonte Zvicrën, ndërsa Taulanti, 25 vjeç, mbante veshur ngjyrat e Shqipërisë. Përforcimi 35 milionë £ i Arsenalit e fitoi betejën me vendin e tij, 1-0, me Taulantin tashmë, që kërkonte ta ndihmonte Bazelin të bëhej skuadra e parë zvicerane, e cila regjistron një fitore ndaj “topçinjve”.

Switzerland's Granit Xhaka, left, hugs his brother, Albania's Taulant Xhaka, at the end of the Euro 2016 Group A soccer match between Albania and Switzerland, at the Bollaert stadium in Lens, France, Saturday, June 11, 2016. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

 

Taulant Xhaka pretendonte se të dy prindërit e tij, të cilët e ndoqën ndeshjen të martën, donin që skuadra e tij, Bazeli, të merrte fitore “për zemrën e tyre”, pasi ata u vendosën aty, të ardhur nga Kosova. Mbrojtësi tha se për të luajtur kundër Granitit “ishte diçka special. Ne kemi hyrë në fushë me të njëjtat mendime, për të fituar dhe për të dhënë gjithçka.

Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Switzerland's Granit Xhaka with his brother Albania's Taulant Xhaka at the end of the game REUTERS/Darren Staples Livepic

Ne nuk i kemi treguar njëri-tjetrit se si do të luanin ekipet, sepse jemi profesionistë.” Arsenali ia doli të fitojë dhe të shtojë 3 pikë në grupin e tij kualifikues të Champions-it.

Bazeli mbetet në kuotën e 3 pikëve, që i mori në ndeshjen e parë të Grupit A, në shtëpi, kundër bullgarëve të Ludogorets,” – shkruan mes të tjerash “The Sun”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency