Athina: Çështja çame nuk ekziston. Përgjigja e Hahn e papranueshme, nuk ushtron rolin dhe funksionet e tij sipas parimit të paanshmërisë

0
139

Ministria e Jashtme greke e quan “të papranueshme” përgjigjen e komisionerit për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn i dha eurodeputetes  greke Maria Spyraki për çështjen çame gjatë një debati me eurodeputetë.

Ministria e Jashtme greke thotë nënvizon në një deklaratë:“Çështja çame nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë apo negociohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Deklarata vijon: “Komisioneri Hahn me përgjigjet e tij të pavërtetë tregon se nuk ushtron rolin dhe funksionet e tij sipas parimit të paanshmërisë për të nxitur interesat e përbashkëta të Bashkimit Evropian, siç parashihet në nenin 17 të Traktatit të Lisbonës”

Më tej ministria e Jashtme nënvizon se i ka kërkuar shpjegime bindëse për këtë deklaratë

“Do të kërkohet që të jepen shpjegime direkte dhe bindëse për sa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të rreme në përgjigjen e tij”.

Ceshtja came 
Komisioni Europian njohu çështjen çame si një prej çështjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i dhënë dje bekimin axhendës së propozuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Komisioneri Johanes Hanh dje, gjatë një seance me eurodeputetë deklaroi se Komisoni njihte si çështje të pazgjidhur edhe atë të kufijve detarë, dhe mirëpret krijimin e një mekanizmi të përbashkët, për ti adresuar.

Ora News arriti të sigurojë qëndrimet zyrtare të Komisionerit Hanh, ndërsa i ktheu përgjigje shqetësimeve të eurodeputetes greke Maria Spyraki mbi ato që ajo i quajti “Pretendimet irredentiste kundër një shteti anëtar nga ana e koalicionit qeveritar të Shqipërisë”.

deklarata

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency