“Lamtumira” për Lorik Canën, ish-kapiteni mohon zërat për ceremoninë në ndeshjen me Spanjën (FOTO)

0
192

Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për shkak se nuk i ka organizuar një ndeshje lamtumirë ish-kapitenit Lorik Cana i cili u larguar nga skuadra pas përfundimit të përfaqësimit të kuqezinjve në kampionatin Europian. Por, duket se drejtuesit e federatës kanë reaguar në lidhje me këtë çështje, pasi kanë vendosur që në ndeshjen e datës 9 tetor, ndaj Spanjës ish-kapiteni të largohet zyrtarisht nga Kombëtarja, pasi të shkelmojë edhe topin e fundit nga qendra. Lorik Cana prej vitesh ka qenë një nga futbollistët lider në ekipin kuqezi dhe tërheqja e tij erdhi pas realizimit të një ëndrre për të parë ekipin Kombëtar në finalet e një Europiani.

Kështu u fol paraditen e sotme por në një publikim në “facebook” vetë ish-kapiteni i kuqezinjve ka konfirmuar se asgjë nga ato cfarë është folur sot nuk është e vërtetë.

https://www.facebook.com/lorikcana5/posts/1667163050266077

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency