Gjermania përgatit ‘shpëtimin’ e Bankës Gjermane

0
190

Qeveria gjermane dhe autoritetet financiare janë duke punuar për një plan shpëtimin të Bankes Gjermane në rast se ajo nuk mund të paguajë gjobat ndaj SHBA’së, raporton e përditshmja gjermane Die Zeit.

Huadhënësi më i madh i Gjermanisë po përballet me faturë prej 14 miliardë dollarëve për shitjen në mënyrë jo të duhur të obligacioneve hipotekare para krizës së vitit 2008, transmeton Express.

Në rastin më të keq , qeveria do të duhej të tërhiqte 25 për qind të aksioneve në bankë.

Banka gjermane e ka mohuar këtë raport.

Në një deklaratë, ministria e Financave të Gjermanisë ka thënë: “Ky raport është fals. Qeveria federale nuk është duke bërë asnjë plan për shpëtim. Nuk ka asnjë arsye për këtë spekulim. Banka e ka thënë qartë këtë.”

Die Zeit shkruan se edhe gjatë mohimeve të mëhershme, plani për shpëtim ka qenë duke u përgatitur dhe do të realizohet nëse bankës i duhet kapital shtesë për t’i paguar gjobat dhe nuk nëse nuk mund të rrisë vlerën monetare nga tregjet.

Gjoba rekorde është vënë nga Departamenti i Gjykatës Amerikane në fillim të këtij muaji dhe është përafërsisht trefishi i shumës që Banka Gjermane ka rezervuar për ta mbuluar pagesën./Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency