Shkolla Verore Europiane, Bushati: Procesi i integrimit pozitiv, por ka mangësi të brendshme

0
123

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati tha se duhet një koordinim më i mirë i brendshëm në procesin e integrimit europian. Në ditën e dytë të Shkollës Verore Europiane, Bushati tha se ka mangësi të brendshme në këtë proces.

Bushati: Është i rëndësishëm raporti i ri që u krijua me hyrjen në fuqi të MSA dhe fakti që krijon këshillin e Stabilizim Asociimit, më pas Komitetin e Stabilizim Asociimit për të vazhduar më pas edhe me nën komitetet që reflektojnë fushat e veprimit të MSA dhe komiteti parlamentar ku për fat të keq ne nuk kemi pasur një rekord shumë pozitiv, në disa raste edhe me mungesë të një konkluzioni të përbashkët në lidhje me ecurinë e Shqipërisë dhe  raportin e saj me BE cka është treguesi i mangësive tona të brendshme.

Shqipëria nuk ka pasur probleme të një natyre të madhe me mënyrën si ështrë zbatuar MSA. Mënyra e zbatimit të marrëveshjes ka qenë pozitive, por gjithmonë është i nevojshëm një koordinim më i mirë për së brendshmi

Ky korordinim më së mirëi i së brendshëmi, është edhe më i domosdoshëm sot ku duhet ta pranojmë kur procesi ka filluar të bëhet me ndërqeveritarist seç ka qenë. Ku vende të caktuara janë më të zëshme për problematike të caktaura,  kur kemi një përcaktim de facto të kritereve të kopenhagenit ku shtete të caktuara vendosin pretendime që skanë të bëjnë me ato të Kopenhagenit.

Prandaj mendoj se është e rëndësishme të kemi koordini më të mirë për së brendshme, një rol përcaktuas të parlametit të Shqipërisë, posacërisht këshillit të integrimit si një format bipartisan që do të duhet ti japi bekimin kryetarit të delegacionit shtetëror, delegacionit negociator  për qëndrimet që duhen mbajtur në raport me kapitujt e negocimit me BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency