Gigi Hadid është bërë pjesë e një ‘sulmi’ nga një fans në Milano. Supermodelja është zemëruar së tepërmi dhe ka goditur me grushta fansin, i cili e ka kapur atë nga mbrapa. 21 vjeçarja po largohej nga Max Mara show, ku ka qenë edhe vetë pjesë e sfilatës, teksa është ngritur peshë nga një fans. Modelja bukuroshe ndodhet në qytetin italian për Milan Fashion Week.