ISIS paralajmëron: 80 goditje me kamxhik për personat që veshin fanellat e këtyre skuadrave

0
197

Ekstremizmi islamik ka goditur edhe pasionin për sportin. Të veshësh fanellën e skuadrës së zemrës mund të ketë pasoja tragjike në disa zona që kontrollohen nga ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë). Në krahinën e Al Furta, në Irak, për shembull, policia fetare ka bërë një listë të fanellave që nuk është e lejuar të mbahen, që përfshijnë kryesisht ato që prodhohen nga gjigantët e veshjeve sportive, Nike dhe Adidas. Sipas “Daily Mirror”, mes fanellave të futbollit që nuk lejohet të mbahen janë ato të disa klubeve të ndryshëm.
Në Serinë A kjo masë ka goditur Milan-in, ndërsa në Premier League kanë përfunduar në shënjestrën e ekstremistëve fanellat e Manchester United, Manchester City, Chelsea, West Bromwich dhe Sunderland. Janë të ndaluara edhe fanellat e dy gjigantëve të futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid, ashtu si ato të kombëtares së Anglisë, Francës dhe Gjermanisë. Sipas të dhënave të observatorit Jihad Threat Monitor dhe kërcënimin terrorist (Jttm), kush do ta shkelë ligjin kundër fanellave rrezikon deri në 80 goditje me kamxhik në sheshin e qytetit. Një ndëshkim që pritet të demoralizojë edhe tifozët më të zjarrtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency