Dëmtohet Sadiku, De Biasi në ankth për ndeshjen e Lihtenshtejnit

0
224

Xhani De Biazi nuk do të bëjë gjumë të qetë sot, pasi ka mësuar se sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka pësuar një dëmtim në gju. Ai është detyruar të dalë para kohe nga fusha e lojës në ndeshjen e Zyrihut ndaj Servet në kategorinë e dytë zvicerane.

 

Me ekipin e tij në avantazh që në minutën e parë të sfidës, Sadiku u përpoq të dyfishonte shifrat kur regjistrohej minuta e 12. Ai arriti të dërgonte topin në rrjetë, por gjatë aksionit, pësoi një dëmtim në gju, ndërsa goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pas disa minutash trajtimi nga stafi mjekësor, u dha sinjali për zëvendësimin e tij në minutën e 17-të të sfidës.

Klubi i Zyrih nuk ka dhënë asnjë informacion për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar, por pritet që ai të kryejë vizita më të specializuara gjatë ditës së nesërme. Sadiku është sulmuesi kryesor i përfaqësueses shqiptare dhe titullar i paprekshëm në skemat e De Biazit, ndaj dëmtimi i mundshëm i tij do të prishte planet e kuqezinjve për ndeshjet e tetorit ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës./panoramaasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency