Rrahja e investitorit nga Libani, 11 të dyshuar si porositës

0
207

11 te dyshuar si porosites te kercenimit me jete ndaj libanezit qe la Shqiperine. Mes tyre edhe ndertues ne fushen e turizmit, por asnje procedim penal. Lista me emra konkret eshte perpiluar nga grupi i hetimit ne Durres, per dhunen nga Faadi Mitrit biznesmenit qe do te investonte 450 milion dollare ne Gjirin e Lalezit.

Lajmi mesohet nga burime te besueshme te antikrimit ne qytetin bregdetar. Identifikimi i tre personave si autor të dyshuar dhe arrestimi i njerit prej tyre, nuk ka mbyllur hetimet, por po kerkohen te tjere persona të perfshire në ngjarjen e rende. Dyshohet se ajo eshte porositu dhe paguar, raprton “ABC News”. Nderkohe qe ne dy komisariate, Shijak dhe ne Durres vazhdojne te shoqerohen persona per per tu marre ne pyetje. Jane kryesisht banore te Sukthit dhe te Katundit te Ri. Nga deshmite e tyre jane ngritur dyshime, që porositësit e rrahjes së biznesmenit mund të jenë biznesmen të tjerë të cilët pretendojnë pronësi toke në Gjirin e Lalëzit, ashtu sikurse edhe për shkak të konkurencës së ndërtimeve të resorteve në këtë zonë. Disa persona pjesë e listës së të dyshuarëve sipas grupit hetimor, janë marë në pyetje, për tu lënë më pas të lirë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator. Faadi Mitri u dhunua në rrugën e Rinasit ndersa po udhetonte me familjarët e tij. Aktualisht ne burg per ngjarjen eshte Skender Kraja, ne kerkim Landi Muharremi, Arben Merkuri. Kurse Mitri bashke me firmen e tij u largua nga Shqiperi pasditen e marte./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency