Detajet/ Grabitja me armë në Korçë, ja dyshimet e policisë…

0
166

Një automjet u grabit mbrëmjen e djeshme në Korçë, ndërsa drejtuesi i tij u kërcënua me armë nga të paktën dy persona. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë, çka dyshohet se autorët kanë qëlluar në ajër me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen policia ka vendosur një shpërblim prej 2 milion lekësh për informacione që çojnë në zbulimin e autorëve të grabitjes. Mësohet se po hetohet në disa pista. Përveç grabitjes po shihet edhe nëse vajza ka pasur lidhje të meparshme që mund të ketë shkaktuar këtë ngjarje.

Informacioni i policisë

Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur  më datë 06.01.2018

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë vijuar me veprimet proceduriale  hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr 3, pranë vendit të quajtur “Depoja e ujit”, nga ku rezulton se :

Më datë 06.01.2018, dy persona ende të paidentifikuar, i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II,  të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A,  25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.

Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm

Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës  dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 140 e 25 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here