Ndahen cifti “ikonë” i Hollivudit, Jolie e pakënaqur nga martesa

0
216
LONDON, UNITED KINGDOM - MAY 08: Brad Pitt and Angelina Jolie attend a private reception as costumes and props from Disney's "Maleficent" are exhibited in support of Great Ormond Street Hospital at Kensington Palace on May 8, 2014 in London, England. (Photo by Julian Parker/UK Press via Getty Images)

Aktorja e famshme, Angelina Jolie është në procedura ligjore për t’u divorcuar nga aktori Brad Pitt. Lajmin e konfirmon TMZ me burime të saj.

Sipas kësaj faqeje, që është më e njohura në SHBA për zbulime ndaj VIP-ave, Jolie ka përfunduar proceduar ditën e hënë për t’u divorcuar nga Pitt. Ajo madje kërkon që Pitt të mos ketë kontakt direkt fizik me fëmijët. Kjo ngre dyshime se mos Pitt ka qenë një baba i dhunshëm. Nga ana tjetër, ajo nuk kërkon dëmshpërblim financiar nga Pitt. Jolie dhe Pitt u martuan në gusht të vitit 2004.

Jolie e ka bërë publike edhe datën e ndarjes, duke përcaktuar 15 shtatorin e 2016-s si ditën, për të cilën duket se nuk do të pendohet, edhe pse ishin një nga çiftet më të dashura në sytë e të gjithë botës.

Dyshja e aktorëve nuk janë parë së bashku gjatë muajve të fundit, teksa u shfaqen vetëm në nëntor të 2015-s bashkë në një event që promovonte filmin “By the Sea”. Ky do të jetë divorci i tretë për Jolie, e cila ka qenë e martuar më herët me yllin e “Sherlock”, Johnny Lee Miller, si dhe Billy Bob Thornton.

Ndërsa martesa e parë e Pitt ka qenë me aktoren Jennifer Aniston, e cila përfundoi në vitin 2005, pikërisht për shkak se u zbulua marrëdhënia e tij me Jolie, të cilën e takoi gjatë punimeve për filmin “Mr. dhe Mrs. Smith”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency