Çiftet po çmenden pas kësaj unaze, ajo nuk i ndan kurrë nga njëri-tjetri

0
229

Për mijëra vite me radhë, unazat janë konsideruar si simboli kryesor i lidhjes të dashurisë mes një mashkulli dhe një femre. Zakonisht, unaza e martesës vendoset në dorën e majtë dhe në gishtin e katërt, sepse sipas latinëve atje kalon vena që lidhet drejpërdrejt me zemrën. Ndaj dhe ata e qujën unazën “vena amoris”. Kjo traditë e unazës është ruajtur edhe pas përmbysjes të këtij miti.

 

 

 

 

 

 

Por sado që unaza mund të të lidhë shpirtërisht me një njeri, ende çiftet që janë të detyruar të jetojnë larg njëri-tjetrin dashur pa dashur kanë vështirësi. Teknologjia ka menduar edhe për ata.

touch-real-time-heartbeat-23458

Kompania Touch ka projektuar unazën e quajtur HB, në mënyrë që t’iu lejojë partnerëve të ndjejnë më afër gjysmën tjetër. Unaza është një kombinim i materialeve tradicionale por edhe atyre modern që mundësojnë trasmetimin e pulsit tek dikush tjetër. Me pak fjalë pulsi juaj mund të rrahë në dorën e tjetrit edhe kur jeni larg.

 

 

Prodhuesve nga Japonia, Gjermania, Zvicra dhe Çekia iu deshën më shumë se dy vite e gjyshëm për të përfunduar unazën, përbërja e së cilës është prej çeliku inox, ari dhe safiri rozë. Sipas kompanisë është unaza më e studiuar ndonjëherë.

Para përdorimit, unaza duhet karikuar dhe përdorimi i saj zgjat për 14 orë. Pasi të vendoset në gisht, unaza duhet goditur lehtë për të filluar trasmetimin e pulsit.

Me siguri kjo është zgjidhja ideale për çiftet që kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit, për shkak të rrethanave të ndryshme.

 

Çmimi për çift është 599 dollarë bashkë me karikuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency