Berisha – Ramës: Mësoje mirë, se po të falëm votën është si të falim jetën, por ne

0
187

Ish-kryeministri Berisha i është bashkuar pasditen e sotme çadrës së protestës, pasi kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në SHBA. Në fjalën e tij para protestuesve, që prej më shumë se një muaji qëndrojnë në çadrën e vendosur pranë Kryeministrisë, Berisha i ka bërë thirrje Ramës të japë dorëheqjen.

Teksa kërkon që t’i hapet rrugë qeverisë teknike dhe garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama se “janë të gatshëm të mbrojnë me çdo çmim atë votën e lirë”.

“Shqipëria me gjithë vështirësitë shumë të mëdha që ka njohur, ka arritur në 25 vite më shumë se asnjë komb tjetër, në një kohë të caktuar. Kombe të ndara e të cunguara ka edhe të tjera në Europë, por vetëm Shqiptarët në rrugën e lirisë ia dolën të bëhen të lirë në dy shtete. Kjo përbën ndoshta arritjen më të madhe historike në historinë tyre.

Të ardhurat e Shqipërisë 25 vite më parë ishin të tretat nga fundi në botë, bashkë me Ugandën. Në këto 25 vite shqiptarët në përpjekje të vazhduara përpiqen të realizojnë sa më shumë mundësi për veten.

Klika në pushtet ka kthyer praktika të papranueshme për një vend të lirë. Ka zhdukur për shqiptarët, çdo shpresë për të votuar të lirë. Shqipëria sot për shkak të politikave elektorale strikte dhe kriminale të Edi Ramës, është mbushur kanabis nga thellësitë e alpeve deri në skajin më jugor të vendit. Rama ka vendosur para shqiptarëve, një mal të vërtetë eurosh droge, me qëllimin e vetëm që të shtypë votën e tyre.

Përpiqu dhe gjej minimumin e realizmit që të ndryshosh.

Edi Rama mësoje mirë, se po të falëm votën, është si të falim jetën. S’të falim as votën as jetën. Ne jemi njerëz paqësore, besojmë në vlerat e paqes, vlerat e lirisë, por jemi pastaj të gatshëm të mbrojmë me çdo çmim atë që është thelbi i lirisë tonë. Ne e përjetuan njëherë diktaturën, harrojë se e përjetojmë përsëri. Ndaj jep dorëheqjen, hapi rrugën qeverisë teknike”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here