Putin: Rebelë sirianë po grumbullohen gjatë armëpushimitt

0
217

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se grupet rebele siriane janë duke e shfrytëzuar armëpushimin për t’u rigrupuar. Ai ka bërë thirrje që SHBA të publikojnë detajet e marrëveshjes dhe ka kërkuar intensifikimin e punës për ndarjen e grupeve të moderuara nga militantët. Moska, sipas Putin, nuk do të zbulojë asgjë pa miratimin e Uashingtonit, ndërkohë që të dy superfuqitë po planifikojnë zgjatjen e armëpushimit.

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se grupet rebele siriane po e shfrytëzojnë armëpushimin për t’u rigrupuar.

Në një dalje televizive nga Kirgistani, zoti Putin u shpreh se Moska është duke iu përmbajtur marrëveshjes të armëpushimit, të cilën po e mbështet edhe qeveria siriane. Por, sipas Putin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë më të përqëndruara në ruajtjen e kapacitetit ushtarak të grupeve të moderuara rebele, sesa në ndarjen e e tyre nga grupet militante, që është edhe qëllimi i këtij armëpushimi.

Më tej, Putin ka nxitur Uashingtonin të bëjë publike marrëveshjen e armëpushimit dhe të ndajë detajet e saj me Këshillin e Sigurisë të OKB.

Presidenti rus gjithashtu u shpreh se Moska nuk do të zbulojë asgjë pa miratimin e SHBA, duke shtuar se ai është pozitiv mbi arritjen e një rezolute të Kombeve të Bashkuara.

Vonesa e ndihmave humanitare në Aleppo e të tjera zona në Siri si dhe shkelja e marrëveshjes nga trupa rebele, kanë shkaktuar shqetësime tek superfuqitë, të cilat po mendojnë zgjatjen e armëpushimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency