Vodafone Albania, me gjithë zemër, pranë nxënësve të Thethit në këtë sezon të ri shkollor

0
181

Nxënësit e shkollës 9- vjeçare të Thethit, nisën sezonin e ri shkollor në një ambjent të ri, të rikonstruktuar falë donacionit të Fondacionit të Vodafone Albania.

 

“Krahas investimeve të vazhdueshme ndër vite me rreth 500 milion Euro për të mundësuar cilësinë më të mirë të shërbimeve, shërbimin më të mirë ndaj klientit si dhe rrjetin më të mirë me mbulimin më të gjerë në çdo skaj të vendit, Vodafone Albania i dedikon çdo vit e më shumë pjesë të buxhetit të saj investimeve që nxisin zhvillimin e komunitetit. Në 15 vitet e prezencës së saj në Shqipëri, vetëm investimet në fushën sociale nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania kanë arritur rreth 450 milion lekëdhe angazhimi i kompanisë në këtë fushë do të vijojë me projekte dhe iniciativa në të mirë të komunitetit” – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Dietlof Mare me rastin e inagurimit te shkolles 9- vjecare në Theth.

thumbnail__arp8163

Inagurimi i shkollës së rikonstruktuar u bë ditën e djeshme, në një ceremoni në prezencë të perfaqesuesve te kompanise Vodafone Albania, Fondacionit Vodafone Albania, BashkisëShkodër, stafittëshkollës 9-vjecare tëThethit, nxënësveteshkolles, prindërvedhebanorëvetëzonës.

 

Pas shpërndarjes së dhuratave që Vodafone kishte përgatitur për nxënësit e shkollës, Drejtori i shkollës z. Nika falenderoi Fondacionin Vodafone Albania dhe tha: “Jemi shumë të lumtur që sot presim nxënësit dhe fëmijët tanë në një shkollë të re të rikonstruktuar me kushtet më të mira. Këtë vit hapim sezonin shkollor me bindjen se kjo dhuratë e Fondacionit Vodafone Albania do u shërbejë nxënësve të kësaj shkolle për breza me rradhë”.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva u shpreh:

“Jemi sot me ju në këtë ditë të veçantë për të  hapur dyert e këtij sezoni shkollor në një shkollë krejtësisht të rikonstruktuar me kushte më të mira për ju.   Gjithçka e bëmë shpejt, në një muaj, sepse të gjithë punuan me gjithë zemër dhe me gjithe zemer ju urojme nje vit shkollor sa më të suksesshëm. Ne do gjendemi gjihmomë pranë jush me qellimin e vetëm qëThethi të marrë formën e një qendre edukimi, shumëfunksionalë, jo vetëm për nxënësit e të rinjë e Thethit por dhe për të gjithë turistët që vizitojne Thethin cdo vit edhe me shume”

thumbnail__arp7938

Përveç investimeve në sektorin e komunikimeve elektronike, Vodafone Albania zgjeron çdo herë e më shumë edhe gjeografinë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës, në shkollë e rrugë, si dhe për rritjen e mirëqënies ekonomike e sociale të komuniteteve, deri dhe në zonat më të thella të Shqipërisë. Rikonstruksioni i shkollës 8- vjeçare në Theth është një tjetër dëshmi e angazhimit të Vo ndaj çështjeve të përgjegjësisë sociale.

thumbnail__arp8237

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency