Kriteret, dokumentacioni, dhe masa e përfitimit/ Modeli bio – psiko -social për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë

0
1017

Paraplegjike-905x395 inva-640x340

 

Do të jetë një periudhë 6-mujore për tu implementuar ky vendim. Modeli bio-psiko-social i vlerësimit të aftësisë së kufizuar do të kalojë nëpërmjet përdorimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar, në njësitë administrative nr. 6 dhe nr. 7,  në qarkun  e  Tiranës

 

Sejrie Baleta

 

 

Kategoria e personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë ka nevojë për përkujdesje dhe vëmendje. Jo vetëm në qendrat që u vijnë atyre në ndihmë por edhe nga familjarët dhe të afërmit që kujdesen për ta. Pikërisht për ndihmësit personal që kanë personat me aftësi të kufizuara janë bërë disa ndryshime dhe është marrë një vendim nga mbledhja e djeshme e Këshillit të Ministrave. Në mbështetje dhe të ligjit për “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, janë përcaktuar kriteret, dokumentat dhe procedurat për masën e përfitimit të pagesën së ndihmësit për personin me aftësi të kufizuara.

 

Personat që përfitojnë

 

Do të jetë një periudhë 6-mujore për tu implementuar ky vendim. Modeli bio-psiko-social i vlerësimit të aftësisë së kufizuar do të kalojë nëpërmjet përdorimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar, në njësitë administrative nr. 6 dhe nr. 7,  në qarkun  e  Tiranës.   Në vlerësimin bio-psiko -social të aftësisë së kufizuar do të përfshihen: Individët që kërkojnë të vlerësohen për herë të pare.  Individët që kërkojnë të rivlerësohen, të cilët kanë përfituar pagesë të aftësisë së kufizuar sipas legjislacionit në fuqi.

 

 Kriteret

 

Duhet të plotësohen një sërë kriteresh për të marrë përfitimin e aftësisë së kufizuar.

Personi duhet që nga ana mjekësore të jetë i identifikuar problem që ai ka. Dhe në bazë të gjendjes së përcaktuar nga mjeku për personi të jetë e përcaktuar qartë dhe gjendja në të cilën ai ndodhet. Duhet të identifikohen dhe mosha e personit dhe aftësitë e tij për tu integruar në shorëri. Por personi I cili përcaktohet si individ me aftësi të kufizuara duhet të jetë mbi moshën 20vjeçare.

 

 Dokumentacioni

Dokumentat kryesorë që duhet që të plotësojë personi për përfitimin e aftësisë së kufizuar përfshihen:  Kërkesën/formularin e aplikimit; formularin e plotësuar nga mjeku i familjes;  formularin e plotësuar nga mjeku specialist/Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor (QKSHM);  kopje të kartës së identitetit ose certifikatë personale. Dokumentet e përcaktuara, dorëzohen/postohen pranë zyrës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë.

 

Vlerësimi  bio-psiko- social  

 

Vlerësimi bio-psiko-social i aftësisë së kufizuar dhe nivelit të kufizimeve funksionale bëhet në përputhje me Klasifikimin Ndërkombëtar mbi Funksionimin, Aftësinë e Kufizuar dhe Shëndetin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Procesi i mbështetur në modelin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar përfshin vlerësimin mjekësor të aplikuesit nga mjeku i familjes dhe nga mjeku specialist/QKSHM-ja, një intervistë me aplikuesin në Zyrën Rajonale të Vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar nga komisioni shumë disiplinor i vlerësimit të aftësisë të kufizuar, me mjekë dhe punonjës socialë, verifikimin e informacionit të marrë dhe kontrollin vjetor mjekësor. Në bazë të dhënave të këtyre  ngrihet një komision shumë disiplinorë. Ky Komisioni kryesohet nga përgjegjësi i zyrës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe ka këto detyra pë : Hedhjen në Regjistrin Elektronik Kombëtar të të dhënave të aplikuesit; Vlerësimin dhe shqyrtimin e dosjeve të paraqitura për vlerësim/rivlerësim; Caktimin e datës së intervistës dhe njoftimin e kërkuesit ose kthimin e dosjes për plotësim kur ka mungesë dokumentacioni; Organizimin dhe kryerjen e intervistës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike:  Përgatitjen e rekomandimeve për shërbime të tjera dhe marrjen e vendimit për përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar.  Personat, të cilët kanë një shfaqje të menjëhershme të një sëmundjeje të rëndë ose një humbje të plotë e të menjëhershme të aftësive funksionale për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme, mund të kualifikohen për procesin e përshpejtuar të vlerësimit, i cili do të kryhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së dokumenteve të aplikimit.

 

Përfitimet dhe pagesa  

 

Pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar është një pagesë mujore e cila jepet në muajin pasardhës nga data e vendimit për përfitime, me qëllim përmbushjen e nevojave elementare, të lidhura me aftësinë e kufizuar, e cila përfitohet nga personat të cilët janë deklaruar si të tillë me vendim të komisionit shumë disiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

 

Personat mbi 18-vjeç

 

Pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar është 150% e shumës së pensionit social. Për  personat mbi 18 vjeç me kufizime të lehta referohen për të përfituar shërbime/punësim ose, në mungesë të tyre, përfitojnë 60% të pagesës bazë, personat që janë 18-vjeç dhe me kufizime mesatare përfitojnë 80% të pagesës bazë, personat mbi 18 vjeç me kufizime të thella përfitojnë 100% të pagesës bazë, të përcaktuar, personat mbi 18 vjeç me kufizime të rënda përfitojnë 120% të pagesës bazë, të përcaktuar .

 

Fëmijët

Fëmijët me kufizime të lehta referohen për të përfituar shërbime ose në mungesë të tyre përfitojnë 75% të shumës. Fëmijët me kufizime mesatare përfitojnë 75% të shumës. Fëmijët me kufizime të rënda përfitojnë 75% të shumës. Fëmijët me kufizime të thella përfitojnë 75% të shumës .

 

Kushtet e përfitimit të ndihmësit personal

 

Ndihmësit personalë përzgjidhen nga përfituesit, kujdestari ligjor/prindi ose përmes procesit të vendimmarrjes së mbështetur dhe mund të ofrohen nga anëtarë të familjes, të afërm të përfituesit ose familjes, përfaqësues ligjorë ose agjenci të specializuara, të regjistruara dhe të licencuara.  Ndihmësi personal, për të ofruar shërbimet e ndihmës personale, duhet të provojë vendbanimin e tij në Shqipëri brenda së njëjtës bashki, aftësinë mendore dhe fizike për të ofruar këto shërbime, që nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë dhe që ka marrë trajnimin e nevojshëm. Pagesat për shërbime të ndihmësit personal lidhen me pagesat për shkak të aftësisë së kufizuar dhe indeksohen çdo vit. Shuma e pagesës për shërbime gjithëpërfshirëse është 120% e pagesës bazë të aftësisë së kufizuar. Për shërbime të herëpashershme është 80% e pagesës bazë të aftësisë së kufizuar. Ndihmësit personalë, që ofrojnë shërbime të ndihmësit personal për më shumë se një përfitues, marrin një shtesë prej 50% të shumave përkatëse për çdo përfitues të shtuar. Për shërbime të ndihmësit personal jepen në muajin pasardhës pas vendimit të komisionit shumë disiplinor të vlerësimit. Pagesa kryhet përmes shërbimeve bankare ose Postës Shqiptare. Kanë të drejtë të përftojnë shërbime të përkthimit të gjuhës së shenjave nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:

 

 Ankimimi

 

Aplikuesi ka të drejtën e ankimimit në rastet e refuzimit të plotë apo të pjesshëm të aplikimit për përfitime për shkak të aftësisë së kufizuar. Ankimimi bëhet me shkrim brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të refuzimit nga Zyra Rajonale e Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Aplikuesi ka të drejtën e ankimimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së përgjigjes nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here