Konflikt në familje, arrestohet kryefamiljari i pajisur me pistoletë dhe kallashnikov

0
246
foto ilustruese

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim në familje ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Surrel, aty ku është banor edhe kryeministri Rama. Kështu, sipas njoftimit të Policisë, 49-vjeçari Sali Hasmeta ka patur një konflikt në familje. Policia është njoftuar nga fqinjët dhe ka shkuar në vendngjarje. Mënjeherë pas kësaj, është arrestuar Hasmeta, i cili ishte i armatosur. Policia ka sekuestruar edhe armën pistoletë dhe një kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISE

Parandalohet nje ngjarje e rende kriminale .Gjenden dhe Sekuestrohen arme dhe municione .

Arrestohet ne flagrancë nje shtetas. Specialistët e Komisariatit të policisë Nr 4 Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit: – Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjec vjeç, banues Surrel, Tiranë Ky shtetas u ndalua pas nje telefonate te marre tek salla operative per konflikt ne familje Menjehere forcat e policisë, shkuan në banesë në Surrel dhe bene te mundur arrestimin e shtetasit te sipershenuar. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sali Hasmeta u gjeten dhe sekuestruan ne cilesinë e provës materiale: Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishek Një pistolet e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishek. Një qese e mbushur me 211 fishek te kalibrave te ndryshem Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency