Meta në SHBA, kongresmenët: SHBA ka nevojë për një Shqipëri të fortë, mbështesim Reformën në Drejtësi

0
102

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë mbështetjen e kongresmenëve amerikanë për reformën në drejtësi. Gjatë viztës së tij në SHBA, Meta pati një takim  me Kryetarin Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave Pete Sessions dhe Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Michael McCaul. Meta tha se po bëhen përpjekje që reforma në drejtësi të realizohet me sukses, e cila është kyçe për të ardhmen e vendit. Ndërsa nga ana e tyre kongresmënet shprehën interes për avancimin e reformës.

“SHBA interes për avancimin e reformës në drejtësi. SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar. Ne do t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja për progres. Marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne jemi përkrah jush. Vlerësojmë rolin e Shqipërisë si një vend aleat. Ne duhet të mos kursejmë asgjë për të ndihmuar aleatët tanë”, janë shprehur kongresmenët.

Meta dhe Kongresmenët amerikanë diskutuan mbi cështjet e sigurisë mes dy vendeve.

“Të përforcojmë përpjekjet tona kundër terrorizmit. Kriza e refugjatëve duhet parandaluar përpara se të përhapet. Vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme!” ka deklaruar Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here