Tiranë/ Zhvillohet takimi i koordinatorëve kombëtarë rajonalë kundër trafikimit të personave

0
106

Sot u zhvillua takimi i Koordinatorëve Kombëtarë të Evropës Juglindore, i kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar Antitrafikim Elona Gjebrea me mbështetjen e OSBE-së dhe ICMPD-së.

Qëllimi i takimit ishte sjellja në tryezë për diskutim e situatave dhe sfidave të hasura në identifikimin e fëmijëve të pashoqëruar në vendet e Evropës Juglindore, identifikimin e masave të marra për mbrojtjen/asistencën e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, zbatimin e procedurave për identifikimin dhe referimin e grupeve vulnerabël në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në rajon e më gjerë. Është hera e parë që një event i tillë organizohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e Koordinatorëve Kombëtarë të vendeve të Evropës apo Ballkanit.

Në takim u diskutuan praktikat pozitive në lidhje me situatën e fëmijëve të pashoqëruar në rajon si dhe nisma të mundshme ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe vendeve të tjera jashtë rajonit, për të adresuar problematikat e fëmijëve të pashoqëruar dhe atyre që kanë lidhje me çështjet e trafikimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here