Vetvritet shqiptari në burgun grek

0
164

Një shtetas shqiptar i moshës 49-vjeçare, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Burgun e Malandrinos, ka varur veten. Mediet greke, që iu referohen burimeve policore, shkruajnë se rojet e burgut kanë gjetur të varur në qelinë e tij, mesditën e së dielës, 49- vjeçarin që ishte i dënuar për vrasje, shkruan “Tch”. Policia greke ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave, në të cilat është kryer vetëvrasja. Ende nuk ka të dhëna për emrin e të burgosurit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency