Iliri, Xhimit: Kunjat e tua janë të viteve 1970, kuzhina ty të shërben për t’u larguar nga debatet

0
132

kinja-iliri-xhimi-19.4.13Iliri i thotë Xhimit i qetë: “Do të të them nja dy fjalë troç: Do të të bënte mirë po të arrije të mbaje atë imazh që krijove në fillim”. Iliri i bën të ditur se ai ka lëkundur besimin e banorëve për sa i përket gatimit dhe kuzhinës, që për të gjithë njerëzit është një vend i shenjtë. Duke i kujtuar kështu lojën e pisët që ai ka bërë me banorët e që është diskutuar me dhjetëra here prej tyre.

Iliri thekson se e vetmja pikë e fortë e Xhimit ka qenë gatimi, por ai e shkeli vetë me këmbë dhe humbi besimin të gjithëve. “Unë edhe pas lojës me ushqimin, jam prapë i njëjti. Asgjë s’ka ndryshuar tek unë”, – thotë Xhimi, duke shtuar se banorët nuk kanë pasur se çfarë besim të humbnin tek ai, pasi nuk e njihnin ende dhe nuk mund të pretendonin që të kishin besim. Më pas Xhimi fillon të flasë me kunja e nënkuptime me të, ndërsa Iliri ia kthen: “Unë kunjat e tua i kuptoj, por ti duhet të kuptosh që kunjat e tua janë të viteve 1970”. “Ty kuzhina të ka shërbyer si strehë për t’u larguar nga debatet”, i thotë Iliri, duke vazhduar t’i vërë në dukje se banorët nuk e njohin ende se cili është Xhimi, sepse ai nuk ka treguar asgjë tjetër veç gatimeve të tij dhe dashurisë për kuzhinën. Më pas, Iliri largohet, ndërsa Xhimi e Anaidi vazhdojnë të flasin për Ilirin. Rikja mundohet t’i dalë në mbrojte Ilirit e të thotë se ata nuk mund ta gjykojnë për asnjë gjë, duke i kundërshtuar djemtë në shakatë pa kripë që mundohen të bëjnë. Më pas ata flasin për kuzhinën, ndërsa Rikja i thotë: “Unë e shikoj që ti e ke hobi kuzhinën”. Ndërsa më vonë i tregon atij se ka gjetur një qime në kuzhinë, gjë që e bën Xhimin të preket. “Nuk e kisha me të keq”, – i thotë Rikja. Ndërsa Eldora dhe Shpendi janë duke biseduar me zë të ulët për Riken, duke folur me superlativa për të. “Është e rregullt, e përmbajtur, e kontrolluar”, – thotë Eldora, mendimin ë të cilës e përkrah edhe Shpendi, i cili thotë se ajo është vajzë e mirë, por edhe e kulturuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency