Koreja e Jugut ndalon “Gentelman” të PSY

0
135

psy-mikrofonKBS, televizioni publik koreano-jugor, ka ndaluar transmetimin e videos së këngës së re të repistit të famshëm Psy, “Gentleman”, me pretendimin se dëmton rendin publik. Klipi, që deri tani është klikuar nga rreth 150 milionë vizitorë në Youtube, ka përfunduar në shënjestrën e censurës për sjellje jo të hijshme. Në fakt, këngëtari, fare pak “gentleman”, godet me shkelma një tabelë sinjalizuese në rrugë, ku është shkruar “Ndalohet parkimi”. Kënga e re, të cilën Psy e konsideron si një sfidë për të tejkaluar vetveten, ka gjithashtu një referencë mbi mafian në tekstin e saj, ndërsa kërcimi është marrë nga motivime popullore koreane. Edhe kjo ka gjasa të bëhet një “fenomen” i zakonshëm në televizionet muzikore dhe klubet e të gjithë botës, sikurse e famshmja “Gangnam Style”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency