Shqiptari famëkeq sulmon Clinton, largimin e sotshëm e quan “problem të zakonshëm të robotëve”

0
193

Ndërkohë që ditën e sotme po mbahej ceremonia përkujtimore për viktimat e 11 Shtatorit, kandidatja për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Hillary Clinton është larguar nga ceremonia për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Lajmi u raportua gjerësisht në media, ndërsa ky detaj nuk kishte si t’i humbiste as shqiptarit më famëkeq në botë, Martin Shkreli.

Ai ka ironizuar në një postim të tijin në Twitter kandidaten Cliton, ndërsa shtron pyetjen: “A mund të konfirmojmë se Hilary Clinton është gjallë”. Shkreli ka vijuar me sulmin e tij ndaj kandidates edhe në shkrime të tjera, ndërsa shprehet se ajo që i ndodhi asaj është “problem i zakonshëm i robotëve”.

Se çfarë ka personale shqiptari më i urryer nga kandidates për Presidente, këtë nuk e dimë. Hillary Clinton braktisi me shpejtësi ceremoninë përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Nju Jork. Të paktën kështu raportojnë disa media ndërkombëtare që iu referohen dëshmitarëve në aktivitet. Sipas tyre, kandidatja demokrate për presidente në zgjedhjet e muajit nëntor, humbi ndjenjat gjatë ceremonisë.

Shkreli, u bë i njohur botërisht për ngritjen e çmimeve të ilaçeve të HIV-AIDS dhe kancerit në SHBA.

martin-1 martin-2 martin-3

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency