Zbulohet dëshmia tronditëse e 12 vjecares që e përdhononte njerku: Mamaja na shikonte

0
204

Zbulohet dëshmia tronditëse e vajzës 12-­vjeçare nga Fieri, e cila përdhunohej për 6 vite rresht nga njerku i saj. Ajo tregon se skenat e seksit disa herë janë parë nga nëna e saj. Skena të një imagjinate të shfrenuar dhe filmash horror sjellin detajet te dëshmisë që e mitura E.Y ka dhënë në polici.

“ABC News” ka publikuar dëshminë e vajzës së abuzuar nga njerku dhe gjithashtu nëna e saj. Sipas saj, disa herë abuzimi seksual ka ndodhur në sy nënës, u ka thënë 12-vjecarja oficerëve të policisë gjyqësore dhe në prani të psikologut.

Nga ana e saj vetë 40-vjeçarja ka pohuar se e ka parë Ilmiun të kryente marrëdhënie më të miturën. Të dy bashkëjetuesit përveç kultivimit të kanabisit do të përballen me akuzën e abuzimit seksual me të mitur ndërsa provat janë të gjitha kundër tyre. Rrëfimi i 12-vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e kësaj të fundit.

Daja e vajzës ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës. Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi, por i tha që mund ta linte vajzën aty për disa ditë.

Ky ka qenë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurtë për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut në fshatin Mbyet të fierit. Të gjitha detajet duket se hedhin poshtë çdo aludim për një sajesë nga Selvia në bashkëpunim me vajzën për të hequr qafe Ilmiun pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit.

Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën gjatë kohës që ato largoheshin nga banesa. Fakt i provuar shkencërisht nga ekspertiza mjekoligjore është se e mitura ishte e defloruar e vjetër.

Selvie Yzeiraj është divorcuar 6 vjet më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Varibop. Gjykata i ka dhënë kjudestarinë vajzës ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali, ka që qëndruar me të atin. Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në fier u arrestuan një ditë më parë pas denoncimit të vajzës së Selvies se 52 vjecari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh. /abcnews/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency