Incidenti me tifozët, reagon Tirana:Provokim i Lacit, FSHF të marrë masa

0
172

Tirana denoncon incidentin e ndodhur sot në Laç, ku dhjetëra tifozë bardheblu nuk u lejuan të futen në stadium për ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë Superiore.

Përmes një komunikate zyrtare të publikuar në “Facebook”, klubi kryeqytetas pretendon se kurbinasit kanë shkelur rregulloren duke lënë jashtë stadiumit 30 mbështetës që kishin udhëtuar nga Tirana. Sipas 24 herë kampionëve të Shqipërisë, “incidenti skandaloz dhe provokativ” nga klubi laçian kishte si qëllim prishjen e atmosferës sportive dhe dëmtimin e rezultatit të ndeshjes. Në fund Tirana i bën thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të marrë masa për gjithçka ndodhi sot në Laç.

Reagimi i plotë:

deklarata

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency