Sulmi i radhës i Trump kundër Clintonit

0
240

Kandidati republikan për president, Donald Trump deklaroi muaj më parë gjatë një takimi elektoral se edhe sikur ai të vriste dikë në mes të Bulevardit kryesor të Nju Jorkut, asnjë votues nuk do ta braktiste.

Por tani ai ka ndryshuar deklaratën e tij duke u shprehur se rivalja e tij Hillary Clinton mund të kryejë vrasje në mes të një sallë me 20 mijë persona dhe askush nuk do të ngrinte akuza ndaj saj.

Trump foli gjatë një mitingu në Pensakola të Floridës ku përpara mijëra mbështetësve, ashpërsoi më shumë gjuhën ndaj kandidates demokrate.

“Kemi një plan më të mirë sesa izolimin e saj, do të fitojmë zgjedhjen e 8 nëntorit. Ajo ka kaq shumë mbrojtje sa mund të qëllojë dikë me armë në zemër në këtë sallë në këto momente dhe nuk do të ndiqej penalisht. Ja kështu ndodh në këtë vend. Kurrë nuk e mendova se mund të ndodhë një gjë e tillë në vendi tonë”

Sipas Trump, Clinton ka përfituar nga një sistem politik i korruptuar. Ai shpesh ka dënuar vendimin e FBI-së për të mos nisur hetim ndaj Clinton pas zbulimit të faktit se ajo kishte përdorur emailin e saj personal gjatë kohës kur ishte sekretare e shtetit, duke vënë në rrezik informacione të klasifikuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency