Operacioni anti-drogë “Alpet”/ Asgjësohen 514 rrënjë dhe një armë

0
160

Asgjesohen 514 rrënjë bimë narkotike si dhe  sekuestrohet 1 armë zjarri. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas . Gjithashtu procedohet penalisht Kryeplaku i fshatit  dhe 1 shtetas tjetër.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë,  vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në fshatin Gjonpepaj dhe Vranë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në  fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të shtetasve Gjergj Ulndreaj dhe shtetasit D.D., u gjetën   dhe asgjesuan  me anë të djegies 134 rrënjë bimë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.D.,  në ambientet e brendshme ju gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik.

Në përfundim të veprimeve të  para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja, Tropojë. Neni 284.

Si dhe u proceduan penalisht shtetasit:

-D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Neni 278.

-Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj. Neni 300.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike .

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency