Formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Turqi

0
121

Formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Turqi, që do të nisë pas pak çastesh në stadiumin “Loro Boriçi”.

Trajneri i Kombëtares kuqezi, italiani Kristian Panuçi, ka zgjedhur të luajë me skemën 5-3-2.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje Veseli, Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë qendrën, ndërsa Hysaj e Balliu do të veprojnë nga krahët. Mesfusha do të jetë e përbërë nga tre lojtarë, Xhaka, Abrashi e Memushaj, ndërsa në sulm, Uzuni do të mbështesë Balajn.

Senol Gunesh i ka besuar një fanellë titullari 38-vjeçarit Emre, ndërsa edhe veterani tjetër, Burak Jilmaz, do të luajë si titullar. Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh.

foto galeri

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here