Zyrtare: Largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë, i ofrohet Kosovës (Foto)

0
303

Mërgim Vojvoda ka lënë kombëtaren shqiptare për t’u bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës

Edhe një futbollist është larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë, duke dashur t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Është fjala për mbrojtësin e talentuar 21-vjeçari, Mërgim Vojvoda, i cili luan me klubit belg Mouscron.

Mbrojtësi nga Kosova ka luajtur shumë ndeshje për ekipin U-21 të Shqipërisë, derisa largimin e ka zyrtarizuar me anë të profilit të tij në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.

Vojvoda ka falënderuar kombëtaren kuqezi teksa ka njoftuar Përfaqësuesen e Kosovës që mund të llogarisin në të tani e tutje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency