Buklu: Tirana klub i madh, ja ku qëndron problemi

0
209

Ervin Bulku mendon se Tirana vuan në menaxhim. Opinionin e tij ai e dha dje, pak para se të niste Teuta-Tirana, ndërsa në panelin e “Gol pas Goli” në “Supersport” i bëri “skanerin” ish-skuadrës.

Kapiteni, i cili që prej mbylljes së sezonit të kaluar ka marrë statusin e “ish”-it, radhit një mori virtytesh të 24 herë kampionëve të vendit, megjithatë në fund evidenton se diçka nuk shkon dhe kjo ndoshta vjen prej keqmenaxhimit. Ish-mesfushori, i cili prej Europianit në Francë është pjesë edhe e stafit të Kombëtares, vlerëson mbi të gjitha tifozët bardheblu, të cilët i kanë qëndruar pranë ekipit në ditë të mira dhe të këqija.

“Tirana është një klub i madh dhe me tifozë të mrekullueshëm. Ata i kanë qëndruar pranë në të ditë të mira e të këqija skuadrës, duke dhënë mbështetje të pakushtëzuar. Skuadra ka bërë merkato dhe në organikë realisht ka lojtarë cilësorë, megjithatë ka diçka që nuk shkon, në menaxhim me sa duket”, u shpreh ish-kapiteni, i cili e la futbollin vetëm në fundin e sezonit të kaluar dhe tashmë po bën analistin në “Supersport”.

Bulku e la futbollin pa zhurmë, ndërsa vlen të përmendet se as lamtumirën publikisht nuk e ka dhënë. Ai erdhi te Tirana para dy sezonesh (duke u aktivizuar në 34 ndeshje dhe shënuar një gol), pas një përvoje të gjatë jashtë vendit, ku mund të përmendim ekipe si: Kribas, Hajduku Splitit, AZAL Baku dhe Sepahan./panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency