Zhduket 20-vjeçari shqiptar në Itali, nëna: Doli nga shtëpia më 29 gusht

0
244

Një shqiptar 20-vjeçar është denocnuar i zhdukur nga familja e tij në Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptari Enea Hoxha ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë vetë nëna e djalit, me të cilën jetonte, që ka kërkuar ndihmën e policisë, pas mungesës së gjatë të djalit.

Karabinierët e Fagnano Olona kanë nisur kërkimet dhe hetimet për zhdukjen e të riut. “Djali, që banonte me nënën  e tij është largyar nga shtëpi më 29 gusht”- thotë policia.

Aktualisht nuk ka ndonjë gjurmë të djalit, ndërkohë që policia po heton lidhur me gjithë lëvizjet e tij të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency