Reagimi i Ramës nuk i jep zgjidhje kaosit nga protestat e maturantëve

0
203

U desh që kandidatët për studentë të protestonin para zyrës së tij që kryeministri të fliste për kaosin që ka shkaktuar në procesin e regjistrimit reforma në arsim. Dy ditë më parë ata ia mbushën ëall –in e Facebook-ut me qindra ankesa, kur ai bënte tifo për Kosovën në kualifikueset e botërorit. Kandidatët për studentë ankohen se nuk po regjistrohen në universitetet publike edhe pse kanë mesatare 9 apo 10. Kryeministri u përpoq t’i sqaronte, duke u shpjeguar se si do të liroheshin vendet për të gjithë ata që e meritonin të ndiqnin studimet e larta.

“Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët! Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë. Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë… Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës. Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!”.

Kandidatët për studentë janë në dijeni të të gjitha fakteve që u parashtroi sot kryeministri. Ata e dinë se vendet e para zihen nga maturantët me rezultatet më të larta, se kuotat janë 25 mijë dhe procesi i parë i përzgjedhjes pasohet nga një i dytë. Por maturantët shqetësohen se edhe në fazën e dytë të regjistrimeve do të ketë, ashtu si në fazën e parë, kandidatë që do të zënë shumë degë. Do të duhet mbyllja e fazës së dytë që të lirohen degë të tjera dhe kështu do të nevojitet një fazë e tretë. E pas të tretës një tjetër fazë e me radhë, derisa kuotat të plotësohen. Një proces që duket se do të dojë shumë më tepër kohë sesa afatet e vendosura nga Ministria e Arsimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency