Policia italiane ka arrestuar një 35 vjeçar shqiptar rezident në qytetin e Livornos, me akuzën e trafikut të lëndës narkotike tip marijuanë.
Arrestimi i tij u bë pas një kotrolli të policisë rrugore në autostradën A12 në afërsi të provincës së Pizës.
35-vjeçari shqiptar po udhëtonte i vetëm me një makinë tip Fiat Panda e bardhë. Nën sediljet e automjetit të tij u gjetën 3 thasë të mbushur me rreth 85 kg marijuanë.
Marijuana ishte e konfeksionuar në 16 pako e shitja e saj në treg do të sillte një përfitim rreth gjysëm milioni euro.
Ndaj shtetasit shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestit me burg e hetimet e policisë italiane vazhdojnë deri në zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij.