Bashkia i jep “Eco Tiranës” ish-Parkun e Autobusëve tek “Don Bosko”

0
177

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot vendimin për “Eco Tirana”, kompania që do të bëjë pastrimin e qytetit të Tiranës, së cilës i jepet në përdorim pa kundërshpërblim një sipërfaqe toke prej rreth 22 mijë metra katror, Ish-Parku i Autobusëve në rrugën “Don Bosko” me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e funksioneve të shoqërisë “Eco Tirana sha”, shoqërisë së krijuar në maj nga Bashkia për menaxhimin e mbeturinave dhe ku Bashkia ka 51% të aksioneve. Afati i përdorimit do të jetë 25 vjet. Pikërisht ky vendim ka sjellë debate në këshill por edhe jashtë tij. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli ka thënë se prapa këtij vendimi qendron mafia, pasi ajo sipërfaqe do të përdoret për të depozituar mbetje. “E drejta e fjalës të na jepet. Me dhunën e kartonave për interesa mafioze na mbyllin mikrofonat dhe mbyllin mbledhjen. Eshtë i paligjshëm Eko Tirana. Aty do të ketë depozitim mbetjesh. Aktiviteti është i mafies. Mafia po vendos diktatin. 22 mijë metra2 në qendër të Tiranës për plehrat. Të bëhet qendër multifunksionale. Duhet t’i jepet mafies. E mbyllen me dhunë. Tentuan të lincojnë këshilltarët”,- tha ai. Sakaq, këshilltarët e djathtë thonë se ndjehen të pafuqishëm para këtij vendimi: “E kemi të pamundur të zhvillojmë veprimtarinë tonë. Aktet kalojnë pa transparencë dhe në dhunim të ligjit. Ne s’kemi mundësi të kërkojmë informacion, të replikojmë. Nuk kryejmë dot funksionin tonë. Do kërkojmë dorëzimin e mandateve sepse bllokohemi në çdo hap. Para sjelljeve të tilla mafioze do të dorëzojmë mandatet, t’ja lëmë në dorë qytëtarëve” Këshilltarja e djathtë, Suzani Guxholli ka deklaruar për News 24 jashtë mbledhjes se: “Kjo është arrogancë, Eco Tirana merr 22 mijë metra katrore nga pasuria jonë pa paguar asgjë. U jepet gjysma e tokës italianëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here