LSI-ja 12 vjet nga themelimi, Meta lyen shkallët me bojë dhe mbjell pemë (Video)

0
204

Lëvizja Socialiste për Integrim bën sot plot 12 vjet nga dita e themelimit të saj dhe duket se përfaqësuesit kryesorë të saj kanë vendosur që ndryshe nga festat dhe ceremonitë e zakonshme të partive, të dalin në shërbim të komunitetit.Ilir Meta, kryetari i LSI-së, së bashku me Luan Ramën dhe të rinjtë e LRI-së janë duke lyer me bojë shkallët e një këndi lojrash dhe pak më vonë me Shezai Rrokajn dhe Endrit Brahimllarin kanë mbjellë pemë.”Merre vetë lopatën”, i ka thënë Meta-Brahimllarit, duke e porositur: ”Të kam thënë që duhet të mësosh”.‘’’Sot dita e themelimit të LSI-së. 6 shtatori – dita e krijimit të LSI-së. 12 vjet më parë u krijua LSI. Sot LSI veprimtari në të gjithë vendin. Sot LSI në shërbim të komunitetit. Dita e LSI – solidaritet dhe humanizëm.’’, shkruan këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi

 

https://www.facebook.com/emiljanoaleks/videos/1160089517409431/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency