Një vjedhje në dukje spektakulare ka ndodhur ditën e sotme në një dyqan në Medrese.
Një çift bashkëshortësh në bashkëpunim thuajse perfekt me njëri-tjetrin kanë vjedhur një telefon që mesa duket i përkiste pronarit të dyqanit të rrobave në tregun e Medresesë në Tiranë.
Por, çifti i skifterave nuk janë treguar shumë të zgjuar. Ata kanë harruar që në dyqan mund të kishte edhe kamera dhe çdo gjë e tyre do të pasqyrohej.
Pronari i dyqanit e ka dërguar videon pranë nesh si dhe ka thënë që kjo video ka shkuar edhe në polici. “Nuk mund ta pranoj, u bëj shërbim si klientë e ata vijnë e më vjedhin”, ka thënë ai për Jetaoshqef.al.