Formacionet zyrtare Shqipëri-Maqedoni, De Biasi e nis me një sulmues

0
134

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër do të presë sot në orën 20:45 ndeshjen e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2018, ndaj Maqedonisë, në një duel ku pavarësisht statistikave historike kundër, kuqezinjtë shihen si favoritë.

Ashtu siç pritej, De Biazi ka hedhur në fushë rreshtimin standard 4-1-4-1 të cilit i beson shumë. Me Sadikun të vetëm në sulm. Ndërkaq, në krahët e mesfushës do të luajnë Hyka nga e majta dhe Gashi nga e djathta. Skuadrat aktualisht po kryejnë nxemjen në stadium, ndwrsa në Shkodwr kanë filluar reshje të lehta shiu të cilat mund të ndikojnë në vijimin e kësaj sfide. Shqipëri-Maqedoni 20:45

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Gashi, Hyka, Sadiku.

Tr: G. De Biazi

Maqedonia: Zahov, Zhuta, Ristevski, Sikov, Mosjov, Ristovski, Stjepanoviç, Spirovski, Alioski, Pandev, Hasani. Tr: I. Angelovski

Gjyqtar: H. Gocek (Turqi)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here