Shënjtërimi i Nënë Terezës, Mustafa: Na ka sjellë mbarësi (Foto)

0
190

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka ndjekur mbrëmë koncertin e yjeve shqiptare në Vatikan kushtuar Nënë Terezës, është i mendimit se ky vit, që qeveria e Kosovës e ka shpallur Viti i Nënë Terezës, i ka sjellë shumë mbarësi vendit të tij.

Mustafa shkroi se “në Romë, artistë shqiptarë me famë botërore dhe Filharmonia e Kosovës na bënë krenar. Me performancën e tyre brilante i ridëshmuam botës vlerat e shqiptarëve, vlera të cilat me jetën dhe veprën e saj i dëshmoi më së miri Nëna jonë Terezë.

Ky vit, i shpallur si viti i Nënës Terezë nga Qeveria e Kosovës, na ka sjellë shumë mbarësi, i cili do të kulmojë me shenjtërimin e Nënës Terezë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here