Korçë/ 28 vjeçari iu arratis policisë pasi tentoi të vriste një person me armë, përplaset me një automjet

0
181

Policia e Korçës dha detaje të reja në lidhje me një tentativë vrasjeje të ndodhur një ditë më parë në këtë qytet. Në pranga përfundoi shtetasi Enri Dervishi, 28 vjeç, banues në Korçë.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 7 të qytetit, ku pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin me iniciale M.F, 28 vjeçari ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, fatmirësisht asnjë plumb nuk e ka prekur personin në shënjestër.

Shtetasi M.F, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për t`u shoqëruar  në ambientet e Komisariatit Korçë.

Ndërsa forca të tjera Policie, u vunë në ndjekje të automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa AA666NL, të cilin e drejtonte shtetasi Enri Dervishi, në fshatin Çiflig për shkak të shpejtësisë, ky i fundit është përplasur me një automjet tjetër , të cilit i ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë e  llojit TT, model 54, një gëzhojë dhe shtatë fishekë model 54, si edhe automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa AA666NL”, sqaron policia lokale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vrasja  me dashje e mbetur ne tentativë” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here