Ministri Haxhinasto jep dorëheqjen, zëvendësohet nga Sokol Dervishaj

0
179

Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrin doreheqjen e tij nga detyra, per shkak te angazhimit te metejshem ne parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastruktures e transporteve per punen e bere ne krye te dikasterit, kontributin e tij aktiv ne skuadren qeveritare dhe bashkepunimin shume te mire me te.

 

image_803

 

Sokol Dervishaj, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, do të jetë ministër i transporteve. Ai zëvendëson Sokol Haxhinaston që e mban këtë detyrë prej 3 vjetësh. Haxhinasto konfirmoi dorëheqjen pak pasi njoftoi për largimin e tij nga qeveria. Sokol Dervishaj ka mbajtur më parē edhe detyrën e zv/ministrit të jashtëm.

 

Petrit-Vasili-LSI_copy_copy-e1423333301195

Deklarata e Petrit Vasilit mbi largimin e Ministrit të Transporteve Haxhinasto

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komentoi sot largimin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Vasili tha se Haxhinasto do të angazhohet me programin politik dhe elektoral të LSI. Ai konfirmoi se në vend të Haxhinastos do të jetë sërish një përfaqësues i LSI-së, Sokol Dervishi.

“Z. Haxhinasto do angazhohet me programin politik e elektoral të LSI. LSI së afërmi ka Konventën zgjedhore ku do të ketë rishikim të programit. Sokol Dervishi do të jetë ministër”,- tha Haxhinasto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here