Apeli i gjyshit ndaj kryeministrit: Më ndihmoni të shpëtoj jetën e Orionit (Video)

0
157

 

Orioni, 15 vjeç prej 36 ditësh ndodhet në gjëndje kome pas një aksidenti  të rëndë.

Ali Berbati gjyshi i tij kërkon ndihmë  shtetit dhe të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar me një mjekim më të specializuar për rehabilitimin e trurit pasi në Shqipëri nuk ka reparte të tilla.

Ali Berbati: “Shkoi të ndihmonte të atin në Hamallaj të Durrësit. Ra në kontakt me energjinë elektrike. Ka pasur njolla gjaku në tru, probleme të dëmtimit të qelizave të trurit nga energjia elektrike, djegie të shkallës së tretë dhe thyerje këmbe. Problem kryesor është rehabilitimi i trurit. Për 20 ditë doktor Jorgo një mjek i mrekullueshëm në repartin e reanimacionit në spitalin e Traumës kishte vetëm një llaf: Nuk është më keq se ka ardh. Pastaj mendimi ndryshoi në saj të punës së tyre.

Opinionit i kërkoj falje për lotët e mia por lotët i kam për nipin tim prej 36 ditësh është në koma dhe kur po lufton për jetën i jam drejtuar kryeministrit e ministrit për të më ndihmuar. Mundësitë e këtij spitali për rehabilitimin e trurit është i pamundur pasi Shqipëria nuk ka repart të specializuar,  as spitalet private nuk kanë një repart të specializuar për këtë çështje.

Mjekët thonë se zgjatja në kohë e rehabilitimit është jo më pak se 6 muaj dhe nuk dihet sesa mund të shkojë.

Familja ka vënë në dispozicion një numër telefoni nëse dikush mund ta ndihmojë

gfrgfg

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here