Endrit Braimllari: Edi Rama shtyp njerëzit e varfër dhe pasuron oligarkët

0
145

 Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, në takimin me strukturat e LSI-së në Njësinë nr. 8 në Tiranë, akuzoi kryeministrin për papërgjegjësinë e tij që po tregon ndaj qytetarëve. 

 

Këshilltarët e LSI-së në Bashkinë e Tiranës, profesor Halimi dhe i gjithë grupi, deputetët e LSI-së të qarkut Tiranë kanë qenë prezent në takime me banorët e Bulevardit të RI. Këtu mes jush ka shokë dhe shoqe që janë pjesë e asaj zone, që kanë një shqetësim të drejtpërdrejtë dhe kanë ndjerë drejtpërdrejtë në kurriz papërgjegjshmërinë e Edi Ramës, papërgjegjshmërinë e Bashkisë së Tiranës në raport me qytetarët e saj.
Të gjithë ne jemi që kjo zonë të zhvillohet dhe të gjithë ne kemi punuar që Tirana të zhvillohet, kemi dhënë dhe votën kur kemi qenë në Këshill Bashkiak për zhvillimin e Tiranës, por votën nuk e kemi dhënë për të na kthyer në të pabesë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, por dhe Kryeministri sepse kur e kemi votuar na është premtuar qartazi që do zhvillohet projekti, do shpronësohen banorët, Tirana do marrë zgjidhje, por dhe banorët ne bazë të ligjit në bazë të marrëveshjes që kanë bërë me njëri tjetrin do të kenë mundësinë e dëmshpërblimit. Çfarë ndodhi? Dolën 3 lotet, përsa i përket Bulevardit të Ri, 2 lotët e parë u shpronësuan tek loti i tretë që janë diku tek 44 familje nuk vazhdoi shpronësimi. Pse? Sepse kemi të bëjmë me një Kryeministër të papërgjegjshëm, i cili nuk mendon për hallet e qytetarëve, nuk mendon për njerëzit e Tiranës, por mendon vetëm se si të mbushë xhepin e tij dhe interesave të oligarkëve që i qëndrojnë nga pas.
Në lotin e 3 të Bulevardit të Ri janë bërë matjet e shtëpive, ka dalë vlera e shpronësimit, ka pasur dhe komision nga Bashkia e Tiranës dhe me VKM nga Kryeministri dhe nuk vazhdohet procedura, por shkohet, i bëhet përditë presion, pse? Sepse aty janë 44 familje, pjesa më e madhe në kushtet e mbijetesës dhe ky shtyp njerëzit e varfër të këtij vendi për t’ia çuar paratë oligarkëve dhe njerëzve që rrjepin çdo ditë qytetarët në kurriz të njerëzve të ndershëm të këtij vendi.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë dërguar një letër drejtuar Bashkisë së Tiranës, por dhe institucioneve të tjera me qëllim që brenda javës të marrim përgjigje për arsyen e vërtetë pse kjo gjë nuk po shpronësohet, pse nuk po procedohet më tej me këto banorë. Ne si deputetë të Tiranës kemi bërë gati të gjithë procedurat me qëllim që institucionet përkatëse t’i dërgojmë shkresat përkatëse me qëllim që të marrin zgjidhej, e njëjta gjë u bë dhe me banorët e Unazës së Re, e njëjta gjë dhe me banorët e Shkozës, kanë 93 ditë banorët e Unazës së Re që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre nga nj projekt korruptiv, nga një projekt i cili doli hapur falë rezistencës së atyre banorëve, falë qëndresës së tyre, që Edi Rama, paratë e dëmshpërblimit nuk do ti çonte për shërbim publik siç ju tha banorëve të Unazës së Re, por do ti çonte në xhepin e tij, në xhepin e Damian Gjiknurit dhe në xhepin e Afrim Qendros dhe sot nuk një veprim të Prokurorisë së përgjithshme sepse ky njeri i ka kapur të gjitha institucionet.
E solla këtë për t’ju treguar që duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 16 shkurt sepse ka mbaruar çdo mjet sensibilizimi politik e tjerë me radhë për t’jua dhënë kësaj qeverie, kemi protestuar së bashku me ju anë e mbanë Tiranës, anë e mbanë Shqipërisë, tani nuk më rrugë tjetër, të bëhemi të gjithë bashkë më 16 shkurt sepse e vetmja rrugë që kemi përballë Edi Ramës është protesta popullore sepse e vetmja rrugë që kanë shqiptarët, është që të largojnë një qeveri te papërgjegjshme, të largojnë një kryeministër që nuk mendon për varfërinë e shqiptarëve, të largojë një qeveri e cila ka larguar të rinjtë dhe të reja nga vendi, nuk mund të tallet Edi Rama dhe vasalët e tij, njerëzit e oborrit të tij me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.
Shqiptarët kanë vendosur të jetojnë në këtë vend, dhe ne të gjithë do të punojmë që Shqipëria të ketë zhvillim, që Shqipëria të anëtarësohet, të bëhet pjese e Bashkimit Evropian, por me rregulla, me ligje, por mbi të gjitha me shpresë tek të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here