Opsioni “People you may know” në Facebook ju cënon privatësinë

0
191

Facebook prek privatësinë në opsionin “People you may know”, “Njerëz që mund t’i njihni”.

Misioni kryesor i rrjetit social më të njohur, Facebook-ut , siç është përcaktuar edhe nga themeluesi i tij Mark Zuckerberg është për të krijuar ndërlidhje midis personave.

Por koha po tregon që këtë funksion Facebook-u po e kryen më së miri. Çdo përdorues Facebook-u është i njohur me opsionin “Njerëzit që mund t’i njihni “. Ky opsion ju mundëson kontake të reja, të cilat vijnë si pasojë nga listat e njerëzve me të cilët ju keni miq të përbashkët ose në fotot e të cilit ju keni qenë të etiketuar.

 

fb 2

 

Sipas raportimit nga Fusion.net, Facebook ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, të cilat i merr në konsideratë kur sugjeron opsionin “People you may know”, “ Njerëz që mund t’i njihni”. Disa nga këta fakorë janë: Kontaktet e telefonit, afërsia gjeografike, lidhja profesionale.

Më tej Fusion.net raporton se shkrimtari anglez Kashmir Hill është kontaktuar sëfundmi nga një psikiatre e quajtur Lisa, e cila zbuloi se Facebook kishte filluar të rekomandonte pacientët e vet si miq të mundshëm. Kjo kishte ndodhur sepse psikiatre Lisa kishte ndarë numrin e saj të telefonit në këtë faqe sociale. Shumë prej pacientëve të saj kishin filluar edhe ata të krijojnë këtë ndërlidhje.

Por ky opsion ka shfaqur edhe shumë probleme. Shumë prej adresave nuk janë reale apo njerëzit mbajnë edhe profile private. Sipas psikatres Liza, ky lloj opsioni dëmton shumë privatësinë e përdoruesve të Facebook-ut edhe sjell probleme profesionle. Në një deklaratë për Fusion, Facebook nuk mund të konfirmonte këtë hipotezë, por një zëdhënës tha se opsioni “Njerëzit që mund t’i njihni” përdor një shumëllojshmëri të të dhënave kur bën sugjerimet e saj, duke përfshirë edhe miqtë e përbashkët, kontaktet e telefonit, shkollat dhe informacione të publikuara dhe rrjeteve të cilat përdoruesit i përkasin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here