Këshilltari i PL-së: Do kërkojmë seancë urgjente me Veliajn për ndotjen e lartë të ajrit në kryeqytet

0
51

Këshilltari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranë, Artan Distafa në një deklaratë për

ditën e sotme ka lajmëruar se Partia e Lirisë do të kërkojë seancë urgjente me kryebashkiakun Erion Veliaj për ndotjen e lartë të ajrit në kryeqytet.

Deklaratë për mediat:

Deklaratë për mediat e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dr.Artan Distafa: Partia e Lirisë do të kërkojë seancë urgjente me Erion Veliaj për ndotjen e lartë të ajrit në kryeqytet

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me ajrin shumë të ndotur, që po ju vret shëndetin dhe jetën.

Të dhënat e ndotjes së ajrit në Tiranë janë vërtet tepër tronditëse.

Edhe vetë studimi i Prof. Besnik Bare, ish-deputet i PS dhe ish-kryetar i PS të Tiranës, fakton se kryeqyteti është ndër më të ndoturit në Europë, me norma 20 herë mbi vlerën e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave vdekjeprurëse në nivelet nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3.

Në qendrat tregtare, në vendet e parkimit, vlerat arrijnë në nivele edhe më kritike, deri në 352 mikrogram/m3.

Po kaq katastrofike paraqitet situata edhe për treguesit e tjerë të ndotjes, si blozë karburantesh, pluhura ndërtimi, pluhura të natyrës kimike, por edhe me përmbajtje organike.

Këta ndotës japin dëmtime shumë serioze në sistemin kardiak, respirator, rëndim të astmës, kancer dhe shumë sëmundje të tjera.

Të moshuarit dhe fëmijët, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike kanë ndjerë një përkeqësim të madh si pasojë e thithjes së këtyre ndotësve.

Veçanërisht kjo situatë bëhet edhe më e rëndë pas Covid-19 dhe komplikacioneve të panumërta që ka lënë pas duke rritur sëmundshmërinë dhe mundësinë e vdekjeve të parakohshme.

Tirana është futur në mënyrë dramatike në një rreth vicioz vrastar për shkak të ndërtimeve të shfrenuara të dhëna për qëllime të pista nga Veliaj dhe Bashkia e Tiranës.

Tirana është kthyer në një kurth betoni, që vret shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Mikroklima e qytetit është dëmtuar rëndë, mundësitë e ventilimit natyror thuajse janë asgjesuar, ndaj edhe përqëndrimi i grimcave dëmtuese është tepër i lartë me dhjetëra herë mbi normat e lejuara nga OBSH.

Studimi profesional i Prof. Besnik Bares është dëshmia se si Erion Veliaj po pasurohet me lejet e ndërtimit në kurriz të shëndetit të qytetarëve, të cilët rrezikojnë jetën vetëm nga oreksi i shfrenuar i Kryetarit të Bashkisë për t’u pasuruar.

Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të thërrasin shumë shpejt një seancë urgjente me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj që të japë përgjigje për këtë situatë skandaloze.

Partia e Lirisë do t’ju drejtohet organizmave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për monitorimin dhe evidentimin e ndotjes në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here