Masakra e Palasës/ Rrëfimi rrënqethës i gjyshërve të Andreas

0
312

Asgjë s’ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë ndonjëhërë në shtëpinë e Llambo Zanit. Rikthehemi në Palasë, pikërisht në shtëpinë e gjyshërve të Andrea Zariut, 12-vjeçarit që disa ditë më parë u gjet pajetë në duart e agresorit që në kushte normale konsiderohej daja i tij.

Në shtëpi gjenden Llambo dhe Antigoni Zani, burrë e grua të moshuar, të cilët janë tërësisht të shokuar, shkruan gazetari i Shekullit që vizitoi familjen pas tragjedisë me nipin e tyre.

Qëndrova pothuajse një orë në atë banesë, ku tashmë dy të moshuarit jetojnë vetëm.

Më treguan disa fotografi të ëngjëllit të vogël që është ngjitur kushedi se ku. Një fëmijë i bukur, që e shfaq dukshëm lumturinë e vet.

“Shiko ëngjëllin e vogël të nënës, shiko sa i bukur është…shiko. O Zot, pse ma more, pse?!” Gulçimat e të moshuarës nuk mund të ndalojnë më.

Në dhomën tjetër ka dhe të tjerë njerëz. Ata vijnë çdo ditë për t’u qëndruar pranë, për t’i mbajtur me fjalë, për t’u dhënë kurajo.

Po çfarë kuraje mund t’u japësh atyre dy gjyshërve që deri pak ditë më parë ishin të lumtur në jetën e tyre? “U kthye nga rruga të marrë celularin që kishte harruar në shtëpi. Ne e denim në plazh, nuk e merrnim kurrë me mend se ….se nuk do ta shihnim më të voglin e nënës, ëngjëllin e nënës.”

Ofshamat e saj dëgjohen deri tutje, edhe tej ajo dhomë aty ngjitur ku atë të mërkurrë, vrasësi mbajti për minuta të tëra shpirtin e vogëlushit.

“Gazetar, thuaju dhe të tjerëve të na lënë në dhimbjen tonë, në hallin tonë që na gjeti, në këtë…që..as hasmit të mos i ndodhë. Çfarë janë këto gjëra që shkruajnë këta njerëz, këto hollësira, e kujt i duhen ato, përveçse të na trazojnë shpirtin edhe më keq se ç’e kemi të trazuar?!”

Dy të moshuarit fisnikë në shpirt na thonë se prindërit, vajza dhe dhëndri, nuk e dinë plotësisht të vërtetën e ikjes së të voglit. Asnjëhërë nuk do t’ua thonë ose nuk do të kenë guximin t’ua thonë. “U godit me një gur në kokë dhe kaq. Largimi i tij nga kjo jetë është e mjaftë që ata të shkrumboheshin në dhimbjen e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here