Pacolli i del “borxhit” Serbisë: Kujdes se masakrat tuaja mund të kthehen prapa

0
320
epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo's capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country's new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ta ridizanojë trenin i cili nuk është lejuar që të hyjë në Kosovë.

Ai i ka thënë Vuçiqit që në vend të mbishkrimeve nacionaliste në tren të vendos mbishkrimin e kërkim faljes shtetërore për krimet dhe gjenocidin që e ka kryer Serbia gjithandej Ballkanit. “Ti (Vuçiq) nëse nuk ke qenë në Reçak sigurisht ke qenë duke shërbyer birra në festat që i keni organizuar për ‘nder’ të krimeve që i kryenit në Kosovë çdo ditë”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plot i Pacollit:
Mr. Vuçiq…
Trenin nuk e konfiskuam por ta kthyem ne Beograd bashkë me atë Gjuriçin e vogël. Në këtë kontekst, duke kujtuar masakrën e Reçakut që ndodhi pikërisht në këtë ditë në vitin 1999, më bën të besoj që ju, këtë veprim tentuat ta bëni pikërisht në përvjetorin e Reçakut, ato mund të kthehen prapa.
18 vite më parë ju në Reçak kryet masakër ndaj fëmijëve, grave e pleqve. Ti nëse nuk ke qenë në Reçak sigurisht ke qenë duke shërbyer birra në festat që i keni organizuar për “nder” të krimeve që i kryenit në Kosovë çdo ditë.
A mos deshët edhe dje ta festoni përvjetorin e atij veprimi gjenocidal me vendimin për ta dërguar atë tren qesharak e banal?
Unë e kam një propozim për ju zoti Vuçiç. Ridizajnojeni atë tren, duke vendosur mbishkrimin e kërkim faljes shtetërore për krimet dhe gjenocidin që e ka kryer Serbia gjithandej Ballkanit.
Lëshojeni atë tren fillimisht në Serbi dhe pastaj nëpër tërë Evropën. Vetëm atëherë mund të bisedojmë si dy shtete të pavarura dhe do të gjejmë zgjidhje në mënyrë të civilizuar. P.S Rrafshi i #Dukagjinit i mbuluar me dëborë./Epoka
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here