Covid 19, por edhe katastrofat e pritshme na shtrëngojnë të shohim me kujdes orientimin strategjik të bujqësisë!

0
105

Nga Edmond Panariti

 

Mësimi kryesor që duhet të nxjerrim nga sa po ndodh është :

Nuk mund ta “asgjësojmë” bujqësinë jo konkuruese!

Që do të thotë se pavarësisht se nuk kemi avantazhe konkuruese për prodhimin e mishit, qumështit, drithërave etj. nuk duhet të lejojmë që këto sektorë të rudhen dhe falimentojnë.

Pse dhe si ti mbajmë më këmbë edhe kur ato nuk janë konkurues globalisht ?

Ato duhen mbajtur sepse ndryshe do të mbetemi zbuluar dhe të pa mbrojtur në rast paralizash dhe bllokadash ndërkombëtare, të cilat kanë ndodhur, po ndodhin dhe do të ndodhin.

Si mund të mbahen?
Mund të mbahen, sëpari duke i lehtesuar nga barra fiskale dhe tatimore dhe mbështetur më shumë me para subvencioni.
Mund të mbahen, duke dekurajuar importet e homologeve të tyre, me kufizime të parashikuara nga marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe jashtë saj. Sidomos për produktet që subvencionohen në vendet nga ku importohen.
Mund të mbahen duke detyruar dhe orientuar blerjet shtetërore nëpërmjet prokurimeve dhe tenderave drejt tyre..
Pra paraja shqiptare shkon te dhe për shqiptarët.
Mund të mbahen me fushatat promovuese të tipit : “Bli dhe konsumo shqip”.

Është çështje që shtrohet dhe kërkon zgjidhje..
Orientimi i fondeve të bujqësisë drejt këtyre sektorëve është rruga e duhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here