Kosovë – VV: Armët e gjetura nuk kanë të bëjnë me shpërthimet e fundit

0
153

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media, përmes kryetarit të saj Visar Ymeri, deklaroi më hollësisht për rastin e arrestimeve të gjashtë aktivistëve të VV-së, në lidhje me shpërthimin në Kuvendin e Kosovës.

Ymeri tha se armët e gjetura nuk janë të personave të arrestuar të VV-së, ai gjithashtu tha se në Kosovë nga paslufta njerëzit nuk i kanë dorëzuar armët.I pari i Vetëvendosjes tha se këto forma të arrestimeve janë të njëjta me ato që ka përdorur UDB-a serbe, dhe të njëjtat po i përdor SHIK-u tash e sa kohë në Kosovë. Ndërsa Dardan Molliqaj tha se armët që janë gjetur nuk kanë të bëjnë me sulmet që kanë ndodhur së fundi në Kosovë.

Ai tha se Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është vegla kryesore e persekutimit që po i bëhet opozitës. “Shpend Maxhunin është njeriun që është përfolur në përgjime , njeri i cili u rrit nga një baba që ishte pjesë e UDB-ës, e i cili ka rrahur e masakruar shume shqiptarë”, tha Molliqaj. /KosovaPress/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here