Eksportet ende në rënie gjatë korrikut, por ulet edhe deficiti tregtar

0
115

Në muajin korrik 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 0.6% në krahasim me korrikun 2015 dhe me 0.9% në krahasim me qershorin 2016. Importet e mallrave në muajin korrik 2016 arritën vlerën 50 mld lekë, duke u ulur me 5% në krahasim me korrikun 2015 dhe 4.3% në krahasim me qershor 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u ulur me 8.3% krahasuar me korrikun e një viti më parë dhe me 6.9% në krahasim me qershorin 2016.

Rënia vjetore e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Prodhime druri dhe letre”. Rënia vjetore e importeve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre”. Në muajin korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe vjetore të eksporteve janë: Greqia me 23.9% dhe Kina me 36.6 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 20.3% dhe Gjermania me 5.3%. Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve janë: Greqia me 18.3% dhe Kina me 10.4%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here