Itali/ Arrestohet shqiptari, kanosi njerëzit rrugës me armë në dorë

0
141

Është arrestuar nga policia një shtetas shqiptar që ka shkaktuar panik në Follonica kur kanoste njerëzit në rrugë në qytetin Golfo. Bëhet fjalë për një 39 vjeçar shqiptar, që qëndron pa dokumente në Itali, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Burri, nën efektin e alkoolit kishte dalë në rrugë duke kërcënuar disa bashkëatdhetarë në rrugë.

Njëra prej tyre, një grua i kërkoi ndihmë partnerit të saj dhe mes të dy burrave filloi debati i nxehtë që përfundoi madje edhe me kërcënime me vdekje.

Grindja u shua për pak kur në vend mbërriti një patrullë policie. Por përsëri pak më vonë, shqiptari është kthyer, këtë herë kishte në dorë një pushkë gjuetie, duke shkaktuar panik në mesin e njerëzve.

Policia u vu në ndjekje të tij dhe e arrestoi mes një pylli me pisha pranë kësaj zone.

Në telashe ka përfunduar edhe një banor italian i Follonica, që i kishte hapur derën shqiptarit, dhe madje pushka rezultoi e italianit, e rregullt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here